24-10-2024

Ligji i ri i trafikut: Mbi 2 mijë tiketa të shqiptuara në gjithë Kosovën për 24 orë

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i cili ka për qëllim veçanërisht rritjen e sigurisë rrugore dhe mbrojtjen e jetës, shëndetit dhe pronës së pjesëmarrësve në trafik.

Ky ligj parasheh masa më të ashpra ndëshkuese për të gjithë ata që kryejnë kundërvajtje.

Vetëm në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës, ka shqiptuar 2 mijë e 80 tiketa në trafik, raporton Sinjali.

Gjatë kësaj periudhe, Policia ka bërë të ditur se janë shkaktuar 17 aksidente me të lënduar dhe 41 me dëme materiale.

Asnjë koment

Comments are closed.