Ligji për Pagat, këto do të jenë pagat sipas 69 niveleve të koeficienteve (Dokument)
Ligji për Paga ka hyrë fuqi dhe ai rregullon pagesën e të punësuarve që marrin pagesa nga buxheti i shtetit. Me Ligjin e Pagave. koeficienti më i lartë është 10 dhe ai më i ulëti është 1.
Kuvendi i Kosovës më 2 shkurt ka miratuar Ligjin për Paga ndërsa ai ka hyrë në fuqi automatikisht pasi Presidenti Hashim Thaçi, nuk e ka kthyer për plotësime në Kuvend.
Ligji që ka hyrë në fuqi ka ngjallur reagime të shumë sindikatave dhe punëtorëve të kompanive dhe organizatave të ndryshme.
Presidenti i Republikës do të paguhet sipas koeficientit 10 deri sa kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri do të paguhen sipas koeficientit 9.
Neni 23 i Ligjit për Paga, përcakton vlerën e koeficientit dhe fondet për shtesa.
“Vlera monetare e koeficientit për vitin e parë të zbatimit të këtij ligji do të jetë dyqind e tridhjetë e nëntë (239) euro. Për vitet e tjera buxhetore, vlera monetare e koeficientit përcaktohet me ligjin vjetor të buxhetit”, theksohet në ligj.
Ligjin për Paga mund ta gjeni në linkun:
Click to access 238-Ligji-per-Pagat-ne-sektorin-publik-LLOGO.pdf