18-05-2024

Limaj: Beteja e Çanakalasë, ku ranë mijëra shqiptarë

Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj dhe kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari së bashku me ambasadorin e Kosovës në Turqi, Avni Spahiun, dhe drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Përkujtimore, Bislim Zogaj, kanë marrë pjesë në shënimin e 104-vjetorit të betejës së Çanakalasë në Turqi.
Limaj në një status në rrjetin social Facebook ka shkruar se beteja e Çanakalasë është ndër betejat më të mëdha që njeh bota, ku ranë mijëra shqiptarë.

“Bashkë me ambasadorin e Kosovës në Turqi, Avni Spahiun, kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari dhe drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Përkujtimore, Bislim Zogaj, morëm pjesë në shënimin e 104-vjetorit të betejës së Çanakalasë.

Në nderim të shqiptarëve të rënë në këtë beteje, vendosëm lule pranë varreve të tyre. Beteja e Çanakalasë është ndër betejat më të mëdha që njeh bota, ku ranë mijëra shqiptarë”, ka shkruar Limaj.

Asnjë koment

Comments are closed.