Limaj ia kërkon Malishevës 15 mijë vota për zgjedhjet e 6 tetorit
Kandidati nga Nisma Socialdemokrate për kryeministër, Fatmir Limaj, ka marrë pjesë në tubimin e organizuar nga rinia e këtij subjekti politik me struktura në Malishevë.
Ai ka thënë se rinia e kësaj komune e ka marrë flamurin e fitores për zgjedhjet e ardhshme, njofton Klan Kosova.
“Kjo çka po shoh sonte është se rinia e Malishevës e ka marrë flamurin e fitores për zgjedhjet e ardhshme. Beteja e 6 tetorit është që ta fitojmë garën politike dhe Nisma të jetë në Qeveri. Ky është moment i rëndësishëm i kthesës politike për vendin tonë”.
“Tani jemi këtu për ta kërkuar mbështetjen për zgjedhjet e 6 tetorit. Do të ndryshohet pozicioni i Nisma Socialdemokrate pas zgjedhjeve. Ju e keni në dorë se si dëshironi të vendosni komunën tuaj dhe partinë tuaj. Nga angazhimi dhe vullneti juaj, varet se cila ka me qenë fuqia politike e juaj pas 6 tetorit”.
“Ftesa ime është që të gjithë të ngritemi në këmbë që t’i mbështesim kandidatët për deputetë”.