23-11-2024

Limaj në Rahovec: Bujqësia top prioritet, 500 milionë euro investime brenda 4 vjetëve të ardhshëm

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit, NISMA- AKR-PD, Fatmir Limaj, ka takuar strukturat e Nismës në Rahovec. Me këtë rast, kreu i Nismës ka shplaosur disa nga prioritetet e tij, nëse merr drejtimin e Qeverisë së Kosovës.

Ai ka thënë se top prioritet do ta ketë bujqësine, duke u zotuar se brenda një mandati qeverisës do t’i investonte 500 milionë euro në këtë sektor. “Temë mbi temë për mua është bujqësia. Brenda 4 vjetëve të ardhshëm ne planifikojmë t’i investojmë 500 milionë. Grantet dhe subvencionet që janë ndare deri tani ka qenë vetëm për mbijetesë dhe ne planifikojmë zonimin bujqësor në Kosovë”, ka thënë Limaj.

 

Më tej, ai ka thënë se vetëm bujqësia është mundësia më e mirë për ta zhvilluar vendin duke u zotuar kështu se do t’i mbështesë ata që punojnë. Limaj, po ashtu ka thënë se nën qeverisjen e tij do të ketë shtesa për fëmije dhe sigurime shendetësore.

 

Ka përmendur si prioritet edhe vazhdimin e mbështetjes se prodhuesve vendorë dhe ndermarrjeve të vogla dhe të mesme, reformave në drejtësi dhe qasje ndryshe ndaj diasporës. Nisma dhe koalicioni që ai udhëheq ka thënë s edo të jetë befasia më e madhe e zgjedhjeve të 6 tetorit, pasi do të nxjerrë një rezultat spektakolar.

Asnjë koment

Comments are closed.