20-04-2024

Tre anëtarë të NISMËS në Prizren aderojnë në PDK

Sadik Sallauka, Urim Krasniqi dhe Asllan Shala, anëtarë të kryesisë të Nismës në Prizren, sot i janë bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur përmes llogarisë në ‘Facebook’, vetë kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli.

Ai ka thënë se lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm një nismë e imja dhe e PDK-së, por domosdoshmëri e kohës dhe interes i gjithë qytetarëve.

“Lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm një nismë imja dhe e PDK-së, por domosdoshmëri e kohës dhe interes i gjithë qytetarëve. Prandaj u jam mirënjohës të gjithë atyre, që edhe pse më parë kanë përkrahur parti të tjera, tash i janë bashkuar kësaj lufte. Vetëm duke mposhtur korrupsionin dhe nepotizmin do të mund të ndërtojmë një të ardhme të lumtur për rininë në Kosovë.

Mirëseardhje në partinë tonë sot i urova Sadik Sallaukës, Urim Krasniqit dhe Asllan Shalës, anëtarë të kryesisë dhe themelues të Nismës në Prizren”, ka shkruar Veseli.

Në fund, Veseli ka thënë se kur të fiton PDK-ja do të fitojë Kosova.

Fotografia e Sadik Sallauka

Asnjë koment

Comments are closed.