24-04-2024

Konfiskohen mbi 22 mijë euro, katër të arrestuar në Prizren për narkotikë

Katër persona janë arrestuar në Prizren për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar para 10.700 euro dhe gjatë bastisjes se në shtëpitë e të dyshuarve janë sekuestruar përkohësisht edhe 11.500 euro para të gatshme, një shkop bejsbolli dhe katër telefona.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Asnjë koment

Comments are closed.