25-11-2024

Limaj nga Lidhja e Prizrenit: Shihemi më 14 shkurt në ditën e fitores së çlirimtarëve

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nga Lidhja e Prizrenit i është drejtuar me një mesazh të gjithë qytetarëve të vendit.

Ai ka thënë se nga ky vend historik i kombit tonë, fryma çlirimtare është bartur brez paz brezi.

Lideri i Nismës ka thënë se më shumë se kurrë na duhet kjo frymë çlirimtare, e cila u bart në kushte dhe rrethana shumë më të vështira, por falë burrave të mëdhenj të këtij kombi arritën që në rrethana të vështira të ruajnë traditën, kulturën, identitin e mbi të gjitha gjuhën e kombit tonë.

Lidhja e Prizrenit është lidhja e besës, lidhje e kombit rreth idealeve, traditave dhe vlerat e tona kombëtare. Nga lidhja e Prizrenit, të shpallja e Pavarësisë në Vlorë e deri të lufta UÇK-së kemi pas rreshtimin e pandalshëm të çlirimtarëve që në periudh a dekada me radhe deri të liria e Koosvës. Edhe sot ne vazhdojmë me dinjitet e krenari këtë rrugë të këtyre burrave, rrugën çlirimtare të rreshtuar si çlirimtarë per të përcjellur të brezat që vijnë. Fryma çlirimtare siç është bartur, është detyra jonë ta bartim të gjeneratat e reja, prandaj edhe sot gjithë Kosova është rreshtuar me çlirimtarët. Shihemi më 14 në ditën e fitorës së madhe të çlirimtare”, ka thënë ndër të tjera Limaj.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.