27-07-2024

Limaj prezanton aderimin e ri, doktor i njohur i Suharekës

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme, Nisma Socialdemokrate vazhdon të prezantoj aderimet e reja. Nga sot i është bashkuar edhe doktori i njohur nga Suhareka, Refki Bytyqi, i cili një kohë ka qenë edhe nënkryetar i komunës së Suharekës.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se ardhja e tij është vlerë e shtuar për Nismën dhe se me të do të jenë më të fuqishëm jo vetëm në Suharekë, por edhe në gjithë vendin.

“Nisma Socialdemokrate është një mundësi e mirë për të gjithë profesionistët shëndetësorë, që së bashku të angazhohemi fuqishëm për të jetësuar politikat tona shëndetësore, që në fokus kanë shëndetin e qytetarëve të Kosovës.Çdo ditë njerëz të moshave e profileve të ndryshme po na bashkohen me vullnet dhe energji pozitive për të kontribuuar për vendin”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në ‘Facebook’.

Asnjë koment

Comments are closed.