25-11-2024

Liqeni i Radoniqit arrin kuotën maksimale të mbushjes

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, tha se Liqeni i Radoniqit ka arritur kuotën maksimale në lartësinë mbidetare 456.00 m.

“Mbrëmë me 7 shkurt 2021, Liqeni i Radoniqit arriti kuotën maksimale në lartësinë mbidetare 456.00 m. Liqeni për momentin ka afër 118 milion metër kubë ujë.

“Furnizimi i liqenit  ka qenë konstant nga kanali derivues me sasi të bollshme të ujit. Pas thatësirave që kanë mbretëruar viteve të fundit  kjo periudhë na dha sasi të mjaftueshme të reshjeve ku vetëm në muajin janar janë matur në Stacionin e Filtrimit 340 litra reshje shiu e bore për m2”, thuhet në njoftim.

Sipas trendit të reshjeve viti 2021 nuk parashihet të ketë probleme me ujë në tërë regjionin tonë dhe po ashtu edhe për furnizim me ujë të pijes.Por gjithsesi, KRU “Gjakova” apelohet të ruhet uji në përgjithësi sepse begatija e reshjeve si sivjet, zakonisht ndodhë të ketë shumë rrallë./Botapress.info/

Asnjë koment

Comments are closed.