Liria, Ballkani e Prishtina përfundojnë në Komision Disiplinor
Liria dhe dy skuadra te Superligës së Kosovës në futboll, Ballkani e Prishtina kanë përfunduar në Komisionin Disiplinor të FFK-së.
‘’FC “Ballkani”. Nuk i ka vendosur logon në krahun e djathtë të fanellave të lojtarëve, ndonëse logot e gatshme i kanë marr në FFK gjashtë (6) ditë para fillimit të ndeshjes. Sipas fotove dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT’’,
Vendimet e Komisionit Disiplinor gjatë mbledhjes së fundit:
Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Donat Lushaku – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 16.08.2023 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së parë të Albi Mall Superligës në futboll edicioni 2023-2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:
V E N D I M E:
Lojtari i FC “ Feronikeli 74”, Behar Maliqi nr fanelle 20 dhe nr ID 000353M86. Në min 28 ndërhyn në mënyrë të pakontrrolluar në lojtarin kundërshtar për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Prishtina-Feronikeli 74. Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.
FC “Prishtina“. Në min 5,20 dhe 47 tifo grupi “Plisat”, fyejnë dhe ofendojnë kryesinë e FC “Prishtina“, ndërsa në min 88 ndezin shtatë flakadanë dhe i hedhin në fushën e lojës, me ç’rast dëmtohet fusha në disa vende, po ashtu në fushë hedhin dy shishe qelqi dhe një PVC, por fatmirësisht nuk është goditur askush. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Prishtina – Feronikeli 74 dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.
FC “Liria”. Banerin kryesor të ligës nuk e ka vendosur në mes por mbi reklamen e Pontes. Baneri qendror duhet të vendoset në mes meqë është emri i ligës. Sipas rregullores së UEFA-s hapësira e mesme i takon emrit të ligës dhe jo sponsorëve të klubeve. Sipas fotove dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.
FC “Ballkani”. Nuk i ka vendosur logon në krahun e djathtë të fanellave të lojtarëve, ndonëse logot e gatshme i kanë marr në FFK gjashtë (6) ditë para fillimit të ndeshjes. Sipas fotove dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditësh nga data e sjelljes së këtij vendimi; datë 16.08.2023, respektivisht publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 16.08.2023
Komisioni disiplinor; shkalla e parë,
Kryetar: Metë Çeku
/IO/ GeP