19-04-2024

Liria bie nga Superliga

Liria rikthehet në Ligën e Parë pas 6 vitesh qëndrimi në Superligë.

Edhe më interesante është bërë gara për ikje nga barazhi në Superligë, pas përfundimit të xhiros së 30-të.

Me tri xhiro para fundit, edhe matematikisht Liria i bashkohet KEK-ut në Ligën e Parë të Kosovës, pasi do të bien nga Superliga. Kjo u konfirmua pasi Ferizaj fitoi 3 me 1 ndaj prizrenasve.

Por gara është nxehur për të ikur nga pozitat 9 dhe 10 në tabelë, pozita që çojnë në barazh.

Këto dy pozita aktualisht mbahen nga Ballkani dhe Gjilani që kanë 36 dhe 35 pikë. Megjithatë, larg tyre s’janë as Ferizaj, që si i teti ka 37 pikë, ndërsa Flamurtari e Drenica në pozitat 7 e 6 kanë nga 38 pikë. 39 pikë ka Trepça ’89.

Image

Asnjë koment

Comments are closed.