06-05-2024

Liria-Drita, derbi i kësaj fundjave

Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së dytë.

Xhiroja e dytë do të nis të shtunën pasdite me dy sfida interesante, ku do të përballen Malisheva-Fushë Kosova dhe Liria-Drita, kjo e fundit llogaritët derbi i kësaj fundjave.

Ndërkaq, dy ndeshjet tjera të kësaj xhiro, do të luhen të dielën pasdite, ku do të ballafaqohen Ballkani-Feronikeli ’74 dhe Llapi-Dukagjini, derisa ndeshja e fundit e javës së dytë do të luhet të hënën mes Gjilanit dhe Prishtinës.

Superliga /Java e dytë

Të shtunën takohen:

Malisheva-Fushë Kosova

Liria-Drita

Të dielën takohen:

Ballkani-Feronikeli ‘74

Llapi-Dukagjini

Të hënën takohen:

Gjilani-Prishtina

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 17:00./rtk

Asnjë koment

Comments are closed.