23-11-2024

Liria e huazon Arion Ymerin

Liria e Prizrenit njoftoi se ka arritur marrëveshje me FC Suhareka për huazimin e portierit Arion Ymeri, për sezonin 2024/25, percjell Gazeta e Prizrenit.

Arioni, i gjatë 190 cm, njihet për pritjet e tij dhe performancat e mira në klubet e mëparshme. Ai është një portier i shkëlqyer dhe pritet të sjellë një përforcim të madh në portën tonë. Ai tashmë i është bashkuar klubit në kampin stërvitor në Strugë.

Ndër vite, Arioni ka djersitur fanelat e shumë klubeve të Kosovës si Drenica, Trepça 89, Gjilani dhe së fundi tek FC Suhareka.

/ Gazeta e Prizrenit /

Lexo edhe:

Foto: Festa për medaljen nr. 5 në PARIS

 

Asnjë koment

Comments are closed.