25-11-2024

Liria e interesuar për Blendi Memajn

Mesfushori ofanziv dhe shumë i talentuar, Blendi Memaj po preferon të luaj në klubet e futbollit të Kosovës, ndërsa interesim ka shprehur edhe klubi i dikurshëm i tij, Liria.  Futbollisti 23 vjeçar është rikthyer nga Turqia, ndërsa po interesohet për inkuadrim në kampionatin e ardhshëm, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Sekretari i klubit të Lirisë,  Bashkim Kajdomçaj, tha se liria i njeh cilësinë e Blendit. “Shpejt do t’i bëhet ofertë për kthim, jo vetëm atij,  por edhe futbollistëve të tjerë,” , ka thënë ai, duke treguar se pritet edhe kthimi i Albin Memajt dhe Behar Dinajt, të huazuar në klubin “Ballkani”

Ndryshe pos Lirisë, Memaj ka qenë lojtar i Beshiktashit, Rabotnickit, Trepçës 89 dhe Istambul Beylikdyzuspor.

Memaj është nga Legjenda (ish Lutogllava). Ka qenë ish-nxënës  i akademisë së Lirisë prej moshës  16 deri 19 vjeç. Në Liri ka luajtur për ekipin e parë.

Ndërkaq, nga burim tona  mësohet se në ekipin e Lirisë pritet të bëhet konsolidimi i skuadrës dhe të gjithë ata që janë me kontrata do të “blindohen”, dhe s’do të mund të shkojnë askund.

Sipas burimit, do të bisedohet me të gjithë lojtarët e tjerë, të cilëve u kanë skaduar kontratat, por që janë në interes për klubin.

Liria sivjet është radhitur në vendin e pestë të tabelës, ndërsa aktualisht njoftohet se çështja financiare është preokupimi kryesor për klubin./GazetaePrizrenit.net/

 

 

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.