Liria e Prizrenit e ka nisur keq stinorin pranveror të kampionatit në futboll, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Ajo humbi sot si mikpritëse në xhiron e 18-të të Superligës së Kosovës në Prizren nga Ferronikeli, pas dy golave të Kastriot Rexhës.
Liria kështu mbetet në vendin e 10-të me 19 pikë, ndërkaq Feronikeli me fitoren e sotme del i pari në tabelë, me 42, apo dy më shumë se Prishtina, që pas humbjes nga Flamurtari 2 me 0, mbetet e në vendin e dytë.
Ndërkohë që në faqen e Lirisë në “facebook” janë dhënë disa paralajmërime për ndeshjen e sotme, pas përfundimit të saj nuk ka asnjë njoftim./GazetaePrizrenit.net