05-12-2020

Skandal i ri nga serbët: Do t’i prejmë me sopata!

Pas sulmit të vaterpolistëve serb dit më parë në Split të Kroacisë, tifozët serb nëpër ndeshje thumbojnë ‘Torcidën’ kroate. Futbollistët  Crvena Zvezdës para dy ditësh kanë luajtur në Stadiumin “Marakana’ kundër Vojvodinës, ndërsa grupi i tifozëve të këtij klubi, i njohur me emrin ‘Delije’, në vend që të bëjnë tifo për klubin e tyre, ata janë marrë më shumë me grupin e tifozëve të Hajdukut, të njohur si ‘Torcida’.

‘Delije’ së pari kanë zbuluar një transparent nëpërmjet të cilit kërkojnë që klubet serbe të largohen nga Liga rajonale e  vaterpolos. ‘Tregimi i Adriatikut në limanin e Splitit, jemi kundër ligave të tilla derisa jemi gjallë”, thuhej në njërin prej transparenteve, pas të cilit tifozët në tribuna bërtitën: “Zvezda, Serbia, kurrë Jugosllavia”. Nën transparent, dukej qartë edhe fotografia  e madhe e kryeçetnikut Drazha Mihajlovic.

Ndërkohë, tifozët serb janë marrë edhe me Torcidën. ‘Huliganët e Splitit  sulmojnë lojtarët, të urrej Marjan dhe me sopata në dorë do t’i presim të gjithë splitasit’, kanë porositur tifozët beogradas. /Zëri/

Asnjë koment

Comments are closed.