Liria kthen Memajn e Mustafën, rinovon me Gashin
Drejtues të KF Liria të Prizreni kanë nënshkruar me futbollistët: Blendi Memajn, Ilir Mustafën e Qëndrim Gashin.
Derisa dy të parët rikthehen nga ‘kurbeti’ në folenë e tyre pas një viti, Gashi ka vazhduar bashkëpunimin me ‘bardhezinjtë’, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Zyrtarë të klubit thanë se ditët në vijim priten edhe risi tjera.