Liria mposhtet nga Lllapi
Sot në kuadër të javës së nëntë në Superligën e Kosovës në futboll, Llapi e ka mposhtur Lirinë, me rezultat 2-0,
Llapjanët janë treguar ekip më i mirë se prizrenasit, duke dominuar lojën dhe duke shënuar dy gola.
Hyseni në minutën e 77-të zhbllokojë lojën duke kaluar Llapin në epërsi prej 1-0, derisa për golin e qetësisë u përkujdes i rikthyeri tek skuadra e Tahir Batatinës, Valmir Veliu, i cili realizoi golin e dytë për nikoqirët në minutën e 84-të.
Llapjanët nga minuta 25-të luajtën pa Musollin e ‘skuqur’, derisa nga minuta e 70-të mbeten edhe pa Ahmed Januzin të larguar me karton të kuq. Liria kishte rastin ideal të shënojë gol në minutën e 51-të, por Alidema dështojë nga pika e bardhë.
Pas kësaj fitore, Llapi ka 19 pikë, aq sa Ballkani në krye të tabelës, derisa Liria është e parafundit me vetëm gjashtë pikë./rtk