24-05-2024

Ylli humb derbin në Prishtinë

Në një ndeshje interesante dhe me kthesa, Sigal Prishtina ka mundur Golden Eagle Yllin me rezultat 99:74 (24:12, 26:23, 18:21, 31:18). 

Pas një fillimi të barabartë, prishtinasit filluan të shkëputen dhe e fituan çerekun e parë bindshëm, 24:12. Periudha e dytë ishte më e barabartë, sidoqoftë, vendasit e kontrolluan lojën dhe shkuan në pushim me shifrat 50:35.

Bardhekaltrit e filluan furishëm pjesën e dytë, dhe të inspiruar nga Dardan Berisha arrijnë epërsi prej 25 pikësh, 66:41, por kundërpërgjigja e Yllit nuk vonoi, Gëzim Morina ishte lider, duke shkrirë epërsinë në 68:56, sa ishte rezultati pas 30 minutash.

Mysafirët ngushtuan edhe më shumë epërsinë në 70:62, por Prishtina nuk lejoi përmbysjen e madhe dhe sërish u shkëput në 78:62, e më pas triumfoi në fund me rezultat 99:74.

Më i miri i ndeshjes ishte Dardan Berisha me 25 pikë, raporton rtk. Tani prishtinasit kanë dy fitore e një humbje, kurse therandasit një fitore e dy humbje.

Asnjë koment

Comments are closed.