26-04-2024

Liria ndryshoi jetën në Kushnin dhe fshatrat tjera të Hasit (VIDEO)

Liria ka ndryshuar jetën në fshatrat e Hasit. Në dekadën e parë të pasluftës, në pjesën më të madhe të lokaliteteve atje, falë ndihmës edhe të donatorëve ndërkombëtare janë rregulluar ujësjellësit, duke ia lënë historisë, vuajtjet e shumta për sigurimin e ujit të pijes, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”.

Largësia nga qendra komunale, mungesa e kushteve për jetë normale, e sidomos mungesa e ujit ka ndikuar në shpërnguljet e shumta të banorëve të Hasit, para luftës në Kosovë.

Një rast i tillë është edhe në Kushnin, rreth 30 kilometra larg Prizrenit, ku ujë i rrjedhshëm nëpër krojet e shtëpive, që nga viti 2002, sidomos në lagjen e sipërme (Temaj, Shatri, Fetahu, Jahdëdauti, etj.) jo vetëm që ka përmirësuar cilësinë e jetës, por ka nisur një kapitull të ri.

Në një dokumentar të publikuar nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme FDFA të Zvicrës, paraqitet 80-vjeçarja Syna Shatri, duke rrëfyer historinë e vuajtjes së saj dhe të shumë grave të kësaj ane. “Ajo kaloi shumicën e jetës së saj duke sjellë ujë. Kjo ndryshoi vetëm kur uji derdhej në fshatin Kushnin në Kosovë dhjetë vjet më pare”, thuhet në storien e përkthyer edhe në gjuhën gjermane./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.