Liria në krizë të sukseseve, lojtarët dalin kundër trajnerit
Liria është një ndër klubet më të mëdha të futbollit të Kosovës. Skuadra prizrenase është në krizë të madhe sa i përket rezultateve pozitive krahasuar me vitin paraprak.
Bardhezinjtë pas xhiros së 11-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll zënë pozitën e parafundit në tabelë me vetëm nëntë pikë.
Për të përkeqësuar edhe më tepër gjendjen në klub, së fundi ka rrjedhur informacioni se disa lojtarë kanë dal kundër trajnerit Gëzim Hasi.
Madje, ka pasur edhe fjalosje verbale mes lojtarëve dhe trajnerit, i cili disa prej tyre nuk i kishte ftuar as në takimin e fundit kundër Drenicës, të cilën e humbën “Arpagjikt” me rezultat minimal 1-0.
“Situata te Liria është e rënduar. Disa lojtarë kanë dal kundër trajnerit dhe në një seancë stërvitore ka pasur konflikt verbal mes trajnerit dhe lojtarëve”, ka thënë për Telegrafin një burim i afërt me skuadrën e Prizreni
Në ndeshjen e radhës Liria do të jetë përsëri skuadër mysafire dhe luan derbin rajonal me Ballkanin e Therandës. /Telegrafi/