03-10-2024

AKP shet varrezat në Vërmicë të Prizrenit

Sipërfaqja prej 24 hektarësh, pronë e kompanisë shoqërore “Printeks” nga Prizreni, figuron në listën e aseteve që do të shiten nga ky agjencion, shkruan gazeta inFokus.

Sipas dokumentacioneve që posedon inFokus, në këtë sipërfaqe, vetëm në 25 ari aktualisht janë bërë disa ndërtime jo ligjore, ndërsa pjesa tjetër sipas vendësve është varrezë e vjetër.

Sipas të dhënave, një pjesë të varreve të vjetra e ka zhvendosur tashmë kompania “Bechtel & Enka” për shtrimin e trasesë së Autostradës Prishtinë-Morinë. /Gazeta inFokus/

Asnjë koment

Comments are closed.