Skoda zbulon emrin e rivalit të Golfit (video)

Gjiganti i automobilave, Skoda, me modelin Rapid ka filluar ti bëj konkurrencë Golfit, ndërkohë kanë zbuluar se Scala do të jetë emri i modelit me të cilin do të rivalizojë Volkswagen Golfin.

Vetura e re kompakte do të ketë premierën deri në fund të këtij viti. Në kuptim të “shkallëve”, ky model tregon hapin e vërtetë të kompanisë në tregun ku do të rivalizojë pos Golfit edhe Ford Focusin, Opel Astran, Renault Meganen, Peugeot 308, Toyota Corollan e shumë vetura tjera, përcjell k.net.

“Modeli Scala hap një kapitull të ri në klasën e makinave kompakte Skoda, një model i ri që përcakton standardet për teknologjinë, sigurinë dhe dizajnin në këtë klasë”, tha Bernard Mayer, kryetari i bordit të drejtorëve të Skoda Auto.