Liria paralajmëron konferencë shtypi
KF Liria, për nesër (e martë) në orën 13, ka paralajmëruar një konferencë shtypi, raporton Gazeta e Prizrenit.
Në njoftim, thuhet se konferenca mbahet në zyrat e klubit.
Ndryshe në mbyllje të kampionatit të futbollit “Liria” nuk qenë në gjendje të inkuadrohen në rangun kryesor, në Superligën e Kosovës, duke mbetur që edhe për sezonin 2021/22, të garojnë në ligën e njëjtë.
Pas kësaj ka pasur kritika në adresë të klubit./GazetaePrizrenit