Liria prezantoi zyrtarisht trajnerin nga Italia
KF Liria sot ka prezantuar zyrtarisht trajnerin e ri nga Italia, Alberto Vincenzo Anesse.
Por kjo është bërë pasi mediat një ditë më parë njoftuan për angazhimin e tij në Prizren.
Në kumtesën e klubit, thuhet se fillimisht trajneri i ri është prezantuar para lojtarëve, ndërsa ka bërë edhe paraqitjen e tij duke shpalosur disa nga pikëpamjet e tij para futbollistëve me ç’rast ka mbajtur seancën e parë stërvitore.
Për dallim nga suksesi i dobët i treguar, në dy ndeshjet e fundit, prizrenasit kanë shënuar fitore radhazi, njërën si mysafire ndaj Dritës.
“KF Liria ju uron të gjithëve për këtë hap duke shpresuar në përmirësimin e performansës së klubit në vazhdim të kampionatit”, thuhet në njoftimin e klubit./GazetaePrizrenit.net