04-05-2024

Liria prezantoi zyrtarisht trajnerin nga Italia

KF Liria sot ka prezantuar zyrtarisht trajnerin e ri nga Italia, Alberto Vincenzo Anesse.

Por kjo është bërë pasi mediat një ditë më parë njoftuan për angazhimin e tij në Prizren.

Në kumtesën e klubit, thuhet se fillimisht trajneri i ri është prezantuar para lojtarëve, ndërsa ka bërë edhe paraqitjen e tij  duke shpalosur disa nga pikëpamjet e tij para futbollistëve me ç’rast ka mbajtur seancën e parë stërvitore.

Për dallim nga suksesi i dobët i treguar, në dy ndeshjet e fundit, prizrenasit kanë shënuar fitore radhazi, njërën si mysafire ndaj Dritës.

“KF Liria ju uron të gjithëve për këtë hap duke shpresuar në përmirësimin e performansës së klubit në vazhdim të kampionatit”, thuhet në njoftimin e klubit./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.