26-04-2024

Liria sot luan ndeshjen e barazhit me Ulpianën, drejt Superligës

Sot do të zhvillohet ndeshjen e barazhit Ulpiana-Liria, që luhet në Klinë, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Rezultati i mirë do t’i hapte rrugë prizrenasve për ndeshjen e radhës me skuadrën e Superligës, që do të radhitet e teta në fundjavë.

Liria, në përfundim të edicionit 2022/2023 u radhit e dyta në klasifikim,

Është kjo ndeshja e barazhit që përplas skuadrat e radhitura në vendin e dytë në grupin A dhe ate B.

Drejtuesit e klubit, shtabi teknik, futbollistët dhe adhuruesit, të prirë nga Arpagjik’t, tashmë janë në atmosferën para ndeshjes.

Referuar njoftimit, tribuna lindore, do të jetë hapësira ku do të vendosen tifozët e Lirisë, që me siguri do të jetë e stërmbushur.

Ndeshja, Ulpiana-Liria, luhet në ora 15:00 në Klinë./Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.