Ndeshja e fundit kampionale i vërtetoi të gjitha, kur zyrtarët e klubit tentuan ta fshehin rezultatin e ndeshjes me Drenicën.
Faqja zyrtare e klubit nuk raportoi fare për rezultatin e ndeshjes gjatë ditës së sotme, teksa vendosi të editoj publikimin e datës 17 maj kur edhe u paralajmërua ndeshja e fundit.
Drejtuesit e klubit i frigohen një presioni publik të tifozëve, derisa kanë preferuar heshtjen dhe zhytjen në Ligën e Parë.
Kjo gjendje te Liria nuk ka ndodhur moti kohë, teksa gjërat ndryshuan rrënjësisht në klub që nga gushti i vitit të kaluar./Gazeta Sheshi/