Liria në krizë, Rilindja 1974 e eleminon nga Kupa e Kosovës
Klubi prizrenas, FC Liria, gjendet në një krizë të rëndë të rezultateve.
Përveç se në Superligë, Liria nuk mundi ta gjej fitoren as në Kupën e Kosovës, pasi sot është eleminuar pas ekzekutimit të penalltive nga KF “ Rilindja 1974”, ku rezultati i takimit për mbi 90 minuta ishte 2 :2 .
Për situatën e krijuar në klub, të revoltuar janë shfaqur edhe tifo grupi “Arpagjik’t”, të cilët kanë kërkuar përgjegjësi nga klubi.