27-07-2024

Liria vazhdon serinë e humbjeve, sot pësoi humbjen e pestë, Ballkani-Liria 4:1

Ballkani ka bërë edhe një hap në garën për të mbrojtur titullin e kampionit në Kosovë.

Skuadra nga Suhareka, e ka mpshtur Lirinë, me rezultat 4-1, të premten në ndeshjen e parë të javës së 10-të të elitës së futbollit kosovar.

Skuadra nga Prizreni i bëri ballë skuadrës së Ilir Dajës vetëm në pjesën e parë, madje, Liria kalojë e para në epërsi me golin e Zenunajt (16’).

Ballkani përmes Berishës (47’), barazoi shifrat në 1-1, derisa Dellova katër minuta më vonë kalojë për herë të parë në avantazh skuadrën nikoqire prej 2-1.

Ndërkaq për golin e tretë dhe të katërt u përkujdes Kryeziu (57’, 80’).

Ballkani mbetet në krye të tabelës me 23 pikë të tubuara, kurse, Liria është e parafundit me vetëm gjashtë sosh./rtk

Asnjë koment

Comments are closed.