Liria zvogëloi pagat, largohen tre trajnerë
Liria e Prizrenit ka mbetur pa tre trajnerë.
Agron Beseni, Bekim Bakaj dhe Enis Gashi, trajnerë të grupmoshave të reja të ekipit, janë larguar nga klubi prizrenas.
Insporti e ka kontaktuar Bakajn i cili e ka konfirmuar lajmin. “Më kanë ofruar kontratë të cilën e kam analizuar mirë dhe kam vendosur që mos ta nënshkruajë. Kemi të bëjmë me ulje page dhe sot i kam informuar se nuk e kam ndërmend që të vazhdojë”, ka thënë Bekim Bakaj të premten mbrëma.
Ai ndjehet shumë i dëshpëruar me këtë fakt. “Nuk ndjehem aspak mirë pasi që Liria është klubi në të cilin jam rritur si lojtar dhe afirmuar si trajner. Pavarësisht se po largohem, Liria do të mbetet gjithmonë në zemrën time”, potencoi Bekim Bakaj.
Ky i fundit njoftoi se edhe Agron Beseni dhe Enis Gashi janë larguar për arsye financiare. /Insporti.com/