19-04-2024

Moti sot dhe nesër

Sot do në rajonin e Prizrenit të ketë mot me diell dhe vranësia. Temperaturat maksimale do të arrin deri në 31 gradë Celsius, kurse e diela do të jetë me shi.

“Situata sinoptike vazhdon të mbetet e pandryshuar edhe ditën e shtune , përderisa ditën e diele do të krijohen kushte tjera meteorologjike, duke bërë që mbi vendin tonë të mbaje mot i paqëndrueshëm me vranësira  dhe ulje të lehta të temperaturave në  vlerat e maksimaleve. Vranësirat pasdite do të jenë në  zhvillim e sipër dhe si të tilla do të mundësojnë që në shumë territore të vendit të ketë reshje shiu të përcjellura me shkarkime rrufesh”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

IHMK njofton se edhe në fushat barike pritet të ketë rënie nën vlerat e normales. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7m/s”.

Asnjë koment

Comments are closed.