27-04-2024

Liria: Trajnerët u larguan pasi nuk pranuan kushtet e kontratës

Pas largimit të tre trajnerëve, drejtuesit e klubit Liria të Prizrenit kanë deklaruar se ata janë larguar me vetëdëshirë, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

“Lidhur me disa pretendime për gjoja largimin e trajnerëve (Agron Beseni, Bekim Bakaj e Enis Gashi), KF Liria për opinion sqaron: ’Është riorganizimi i klubit që ka përfshi edhe shkollën e futbollit, pjesë e së cilës janë të lartpërmendurit”, thuhet në kumtesën e publikuar në faqen zyrtare të klubit.

Më tej njoftohet se janë kushtet e reja të kontratës, për gjithë trajnerët me pagë lineare.“Të njëjtit, nuk kanë pranuar kushtet e kontratës
KF Liria, i falënderon për punën e deritashme trajnerët”.

Trajnerët e grupmoshave të reja të ekipit, që janë larguar nga klubi prizrenas për siç kanë thënë arsye financiare, pasi në klub ishin zvogëluar pagat./GazetaePrizrenit.net/.

Asnjë koment

Comments are closed.