24-11-2024

Lirohen pak karburantet për Bajram

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar për limitin e çmimeve për shitjen e karburanteve në 24 orët e ardhshme.

Çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës është 1.76 centë, i benzinës 1.69 centë dhe i gasit 78 centë.

Krahasuar me dje, nafta është liruar për 2 centë e benzina për 3 centë.

Këto çmime vlejnë prej sot në ora 10:00 dhe do të jenë të vlefshme gjatë 24 orëve të ardhshme.

Asnjë koment

Comments are closed.