04-05-2024

Lirohen për qarkullim dy pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë larguar barrikadat dhe janë liruar për qarkullim dy pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak.

Sipas policisë, në veri të vendit dhe në këto dy pikë kalime kufitare, do të vazhdohet me realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në interes të rendit publik dhe kushtetues, transmeton Klan Kosova.

“Bazuar në informacionet e deritanishme, është bërë largimi i barrikadave në formën siç ato ishin vendosur, dhe pas kësaj është vlerësuar edhe hapja e dy pikë-kalimeve kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat sot (30.12.2022) në orët e pasdites janë hapur për qarkullim./KK

Asnjë koment

Comments are closed.