16-04-2024

Lirohet hapësira publike komunale tek rrethi i Ortakollit në Prizren

Drejtoria e Inspektorateve, ka filluar me lirimin e hapësirës publike komunale tek rruga “Wesley Clark” në afërsi të rrethit, e cila ka qenë e shfrytëzuar për parking të automjeteve.

Kompania e cila e ka pasur në shfrytëzim këtë hapësirë iu ka skaduar kontrata dhe për këtë arsye është detyruar ta lirojë hapësirën e shfrytëzuar.

Lirimi i hapësirës është bërë nga ana e vetë shfrytëzuesit, nën mbikëqyrjen e Inspektoratit.

Për shfrytëzimin e hapësirës së liruar tani do të zhvillohen procedurat mbi dhënien e pronës komunale dhe hapësirës publike, sipas dispozitave që parashihen nga ligjet në fuqi.

Fotografia e Komuna e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.