24-11-2024

Lirohet pak nafta, këto janë çmimet e karburanteve për sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka përcaktuar tavanin e çmimeve për shitjen e derivateve.

Çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës është 1. 71 euro, i benzinës 1 euro e 45 centë, derisa i gazit 71 centë.

Krahasuar me dje, nafta është liruar për 1 cent, e benzina është shtrenjtuar për 1 cent.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe janë valide 24 orë.

Asnjë koment

Comments are closed.