20-05-2024

Në Prizren goditet nga vetura një i moshuar, shoferi ik nga vendi i ngjarjes

Një person me veturë në rrugën ‘Turgut Ozal’ në Prizren, ka goditur një këmbësor i cili po e shtynte e biçikletën.

Sipas policisë, deri te aksidenti dyshohet se erdhi shkaku i pakujdesisë së shoferit, ndërsa i moshuari pësoi lëndime trupore, ddhe kërkoi ndihmë mjekësore në spital.

Shoferi nuk u ndal fare në vendngjarje ta ndihmonte 69-vjeçarin, të cilin e aksidentoi.

Viktimës i dolën në ndihmë edhe disa kalimtarë të rastit, të cilët ia morën targat veturës që e goditi. /Gazeta e Prizrenit

P.S. Foto nga arkivi

 

Asnjë koment

Comments are closed.