14-12-2024

Lirohet zyrtari i NISMA-s që kërcënoi me vrasje Albin Kurtin

Menjëherë pas këtij kërcënimi ai u arrestua nga Policia e Kosovës ku ishte dërguar në mbajtje për 48 orë. Në seancën e mbajtur të hënën me 30 dhjetor në gjykatën themelore në Prishtinë, Prokuroria Themelore kishte këkuar 30 ditë paraburgim për Haxhi Hotin.

Por Gjykata Themelore nuk e ka miratuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka marrë vendim që Haxhi Hoti të lirohet nga arresti dhe t’i caktohet masa e ndalimit për të iu afruar vendit apo personit të caktuar, në këtë rast Kurtit.

Lajmin për indeksonline e ka konfirmuar përmes telefonit zëdhënësja për informim e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi.

Asnjë koment

Comments are closed.