Krahasuar me ditën e paraprake, sot ka rritje prej dy rasteve të prekura nga Covid-19 në vend, ndërsa në Prizren janë 20 raste me pak, pasi sot janë 6 të infektuar, raporton Gazeta e Prizrenit
Ndërkaq brenda 24 orëve në rajonin e Prizrenit janë raportuar dy raste të vdekjes: Prizren 1 rast (60 vjeç), Suharekë 1 rast (59 vjeç).
Gjatë kësaj kohe janë testuar gjithsej 2.438 mostra, prej të cilëve rezultuan 287 raste pozitive.
Sa i përket Prizrenit, 5 të infektuar janë nga qyteti, ndërsa 1 nga fshati Vërmicë, përcjell Gazeta e Prizrenit.
Të infektuar ka edhe nga komunat e rajonit përreth, siç edhe shihet në tabelë: