20-04-2024

Lokalizohen zjarret në Komunën e Malishevës

Sot në territorin e Komunës së Malishevës,janë shkaktuar disa zjarre të hapura, por falë angazhimit të ekipeve përgjegjëse dhe ndihmës nga komunat fqinje, zjarret janë lokalizuar, përderisa zjarret kanë shkaktuar rrezik edhe për shtëpitë e banimit.

Të gjitha ekipet e zjarrfikësve dhe ekipet emergjente komunale, përfshi edhe policinë, janë dalë në vendngjarje, përderisa në ndihmë kanë dalë edhe zjarrfikësit nga komunat e Drenasit, Rahovecit e Prizreni

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i ka falënderuar të gjithë zjarrfikësit e Drenasit, Rahovecit, Prizrenit dhe Malishevës, për ndihmën e dhënë për shuarjen e zjarreve dhe në të njëjtën kohë ju ka bërë thirrje qytetarëve, që të bëjnë kujdes të shtuar dhe të mos ndezin zjarre në vende të pasigurta, pasi kjo rrezikon edhe jetën e qytetarëve.

May be an image of outdoors
May be an image of nature

Asnjë koment

Comments are closed.