Lot nga sytë e Haradinajt
Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit sepse është ftuar në cilësinë e të dyshuarit nga Gjykata Speciale, raporton Gazeta Express.
Lajmin për publikun e ka bërë të ditur vetë Haradinaj në një konferencë për media, pas mbledhjes së qeverisë.
Gjatë konferencës Haradinaj ka thënë se ka pranuar një ftesë nga dhomat e specializuara të Gjykatës Speciale si i dyshuar dhe i është ofruar mundësia që të shkojë si i pari i Qeverisë apo si qytetar i zakonshëm i Kosovës.
Haradinaj që njihet si person i fortë ka derdhur lot gjatë konferencës.