15-01-2025

LRF në Prizren mbajti Kuvendin zgjedhor

Sot, Lidhja Rajonale e Futbollit e Prizrenit, ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor, ku prezent ishin 24 delegatë, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, pasi përshëndeti delegatët potencoi se FFK do të vazhdojë të jetë një mbështetës i madh i të gjitha Lidhjeve Rajonale të Futbollit në Kosovë me investime të mëtejshme në përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve optimale për zhvillimin e futbollit.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, persona duke studiuar, tabelë dhe teksti

LRF në Prizren me datë 13 Dhjetor ka hapur publikisht zgjedhjet, ku përveç njoftimit në faqen zyrtare të gjitha klubet janë njoftuar edhe përmes e-maileve zyrtare. Gjatë kësaj periudhe në zyret e LRF-së kemi qenë të hapur për t’i pritur kandidaturat e të interesuarve për të kandiduar për Kryetar të LRF-së.

Brenda këtij afati kohor është paraqitur vetëm kandidatura e z. Mirsad Çollakut, të cilën kandidaturë e ka miratuar edhe Komisioni Zgjedhor pranë FFK-së.

Prandaj në Kuvendin zgjedhor meqë nuk kishte dy e më shumë kandidat, atëherë kandidatura e z. Mirsad Çollakut është votuar unanimisht me aklamacioni nga të gjithë delegatët prezent duke fituar besmin për mandatin 4 vjeçar në krye të LRF-së.

Çollaku falenderoi të gjithë delegatët e pranishëm për punën dhe angazhimin që bëjnë në zhvillimin futbollit në rajonin tonë, ku falë tyre dhe klubeve që ata i përfaqësojnë, ne si LRF jemi më të fort dhe më të motivuar për të vazhduar me punë të mira së bashku.

Në Kuvend është zgjedhur edhe Bordi i ri i LRF-së me anëtar të rinjë të propozuar nga vetë klubet dhe shkollat e futbollit, me këtë përbërje: Nënkryetar Sami Buqaj dhe anëtarët Bekim Bakaj, Denis Isaja, Festim Avdyli, Zymer Telaku dhe Drilon Berisha./ Gazeta e Prizrenit

Mund të jetë një imazh i 12 persona, tabelë dhe teksti

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.