27-04-2024

Lulzim Kabashi ftohet nga Gjykata Speciale

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së në Prizren Lulzim Kabashi është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale .

Këtë e ka konfirmua vetë Kabashi.

 

“Po jam ftuar dje nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit, dhe do të paraqitem me 24 shtator në Hagë. Qëndrimi im është i qartë se Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë luftë e pastër. Pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk mundet askush me e mohu edhe me e tjetërsu dhe ky është qëndrimi im dhe do jetë gjithmonë” ka thënë Kabashi.

 

Kabashi kandidon në zgjedhjet e 6 tetorit nën siglën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për të fituar një nga 120 ulëset në kuvendin e Kosovës.

Ai është kryetar i degës së AAK-së në Prizren si dhe ka kandiduar për të parin e Prizrenit në zgjedhjet e fundit lokale.

Në legjislaturën e fundit Kabashi ka shërbyer edhe si  këshilltar i jashtëm politik i kryeministrit Haradinaj.

Asnjë koment

Comments are closed.