Lulzim Kabashi kthehet nga Haga, pasi dëshmoi në Speciale

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Dega në Prizren njofton se sonte në ora 20:30, në aeroportin e Prishtinës Adem Jashari, në Prishtinë, kthehet nga Haga, kryetari i kësaj dege Lulzim Kabashi.

Kabashi ka udhëtuar për në Hagë me datë 24 shtator, ku është ftuar në cilësinë e dëshmitarit, sepse ai ishte komandant i batalionit të dytë të brigadës 125  në zonën operative të Pashktrikut.

Prokuroria Speciale për krime të luftës në Kosovë, me seli në Hagë deri më tash ka intervistuar rreth 100 persona.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Hagë ishte ftuar edhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i degës së AAK-së në Prizren Lulzim Kabashi.

Fotografia e Zafir Berisha