24-11-2024

Lulzim Kabashi udhëton sot për në Hagë

Ish-ushtari i UÇK-së, tani kandidat për deputet nga AAK, Lulzim Kabashi do të udhëtojë gjatë ditës së sotme për në Hagë, pasi është ftuar nga prokurorët e Gjykatës Speciale.

Gjatë ditës së djeshme, Kabashi ka thënë se në Hagë është ftuar në cilësinë e dëshmitarit, ndërsa intervista do të bëhet ditën e mërkurë.

“Kam me udhëtua nesër në mëngjes për në Hagë, intervistimin ma kanë shty një ditë prapa, për 25 shtator”, i ka thënë Kabashi.

I pyetur nëse ka angazhuar avokat, ai tha se meqenëse është në cilësinë e dëshmitarit nuk e ka parë të arsyeshme.

“Jam i ftuar në cilësinë e dëshmitarit, nuk e kam parë të arsyeshme të marrë avokat, përderisa jam i ftuar si dëshmitar”, tha Kabashi.

Kujtojmë se vetëm brenda kësaj jave Gjykata Speciale ka ftuar pesë persona, ndërsa njëri prej tyre ka refuzuar t’i përgjigjet kësaj ftese.

Asnjë koment

Comments are closed.