26-04-2024

Paraburgim për rrëmbyesit e shtetasit turk në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit, pas mbajtjes së seancës së dëgjimit,ia ka caktuar masën e paraqitjes në Stacionin Policor në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, të pandehurve me iniciale A.M. dhe Y.M. nga Mamusha, për shkak dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale rrëmbimi.

Sipas gjykatës, me datën 17.09.2019, në Prizren, duke vepruar së bashku rrëmbejnë të dëmtuarin me iniciale R.A – shtetas i Republikës së Turqisë, në atë mënyrë që bëjnë organizimin ashtu që të njëjtin i pandehuri me iniciale A.M. e merr dhe me veturën Pikap, e dërgon në parkun e qytetit të Prizrenit, përmes personave të tjerë nga parku e marrin të dëmtuarin së bashku me të cilin edhe të pandehurin me iniciale A. dhe me një veturë tjetër largohen nga parku i qytetit duke dalur jashtë qytetit të Prizrenit, ndalen dhe i lidhin këmbët dhe duart e qojnë në një shtëpi jashtë Prizrenit e më pas sipas planifikimit përmes një telefonate, nga vëllai i të dëmtuarit me iniciale R-H që gjendet në Turqi, kërkojnë shumën prej 50.000 (pesëdhjetë) mijë euro, duke e kërcënuar se nëse nuk do të ia japin të hollat, do ta vrasin vëllain, kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale. /GazetaePrizrenit.net/GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.