23-04-2024

LVV: Kurtit nuk i mohohet dhe s’ka pengesa të jetë kandidat për deputet apo kryeministër!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar edhe një herë me anë të një shkrimi në facebook, pas publikimit të aktgjykimit të plotë për votën e Etem Arfit.

Në reagimin e kësaj partie thuhet se kryetarit të partisë, Albin Kurti nuk i mohohet dhe as nuk ka ndonjë pengesë që të jetë kandidat për deputet apo për kryeministër.

Nga kjo parti janë zotuar se shpejt do të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm dhe të shpallet kandidatura.

“Gjykatës iu jemi drejtuar për paligjshmërinë e Qeverisë dhe mandatin e Etem Arifit si i dënuar me burgim. Gjykata i konfirmoi në plotni pretendimet tona. Qeveria Hoti ishte e paligjshme. Mandati i të dënuarit me burgim ishte i paligjshëm. Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk i mohohet dhe as nuk ka ndonjë pengesë që ai të jetë kandidat për deputet apo kryeministër. Shumë shpejtë Këshilli i Përgjithshëm do të mblidhet e kandidatura do të shpallet. 14 shkurti do të jetë ditë kremte sepse atë ditë përfundon politika e vjetër dhe qeverisja e keqe, e fillon ajo për të cilën qytetarët tashmë e kanë ndarë mendjen, dhe atë me referendum popullor”, thuhet në reagimin e tyre.

Asnjë koment

Comments are closed.