LVV: Tenderi për hapjen e rrugës malore në Zhur po keqpërdoret nga kompania e kontraktuar prej komunës së Prizrenit
Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren ka shprehur shqetësim rreth hapjes së një rruge malore në bjeshkën e fshatit Zhur, derisa sipas tyre tenderi i fituar për hapjen e saj po keqpërdoret nga kompania e kontraktuar nga komuna e Prizrenit raporton Gazeta e Prizrenit.
“Tenderi i fituar për hapjen e rrugës malore në bjeshkën e Zhurit po keqpërdoret nga kompania e kontraktuar nga komuna e Prizrenit.Është e papranueshme se si një kompani e kontraktuar nga komuna dhe e cila nuk po mbikqyret për punën e saj, të bëj vendpunishte për gurëthyes pa pëlqim dhe leje paraprake nga institucionet relevante.
I bëjmë thirrje Komunës së Prizrenit që të reagojë menjëherë për parandalimin e shkatërrimit dhe degradimit të natyrës”, thuhet në reagimin e LVV-së